fbpx

Los Anxheles Lejkers ka arritur marrëveshje me veteranin Xhej Ar Smit, i cili menjëherë do t’i bashkohet skuadrës, për t’u bërë bashkëlojtar me LeBron Xhejmsin. Basketbollisti 35 vjeçar, te Lejkers do të zë vendin e Averi Bradlit, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e fundit, pas shëndetit të rënduar të fëmijës së tij 6 vjeçar. Xhej Ar Smit, gjatë karrierës së tij ka veshur fanellt e Nju Orlinsit, Denver Nagetsit, Zhejiang Golden Bulls, Nju Jork Niks dhe së fundi Klivlend Kavalirs.

Shpërndaj me

Loading...