Edhe pse nuk mund të takohemi me miqtë tanë për shkak të distancimit social, ka shumë gjëra që mund të bëjmë nëpërmjet internetit për të kaluar kohën.

Interneti është mënyra më e mirë e mundshme dhe pse jo këto ditë t’i kthejmë në argëtim.

Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra se si të kaloni kohë me miqtë edhe pse në mënyrë virtuale.

Zhvilloni një garë gatimi

Është diçka interesante që në fund të fundit edhe na ndihmon të mësojmë të gatuajmë.

Mjafton që të përzgjedhim 4 produkte dhe me to të gatuajmë atë që na shkon në mendje.

Bëni stërvitje virtuale me njëri-tjetrin

Të gjithëve na mungojnë shëtitjet e gjata apo palestra. Megjithatë në këto ditë karantine e kemi një zgjidhje.

Mjafton të lidheni me Facetime me miqtë tuaj dhe bëni ushtrime në grup nga shtëpia. Caktoni një orar dhe mblidhuni të gjithë virtualisht.

Zgjidhni fjalëkryqe në grup

Fjalëkryqet do të na ndihmojnë të vëmë edhe trurin pak në punë.

Meqë nuk kemi mundësi të ulemi në kafe dhe të diskutojmë live, një lidhje nga interneti do të ishte ideale. Mblidhuni bashkë virtualisht dhe zgjidhni në internet një fjalëkryq që ju duket më interesanti

Luani lojëra ne grup

Besoj se këtë po e bëjmë të gjithë këto ditë! Lojërat janë kthyer në mikin tonë më të mirë, megjithatë pse të mos i luajmë me miqtë. Në internet ka pafund lojëra që luhen në grup.

Hapni një grup libri

Kemi më shumë se 3 javë që qëndrojmë në karantinë dhe libri duhet të jetë kthyer në mikun tonë më të mirë. Nëse dëshironi që leximi të bëhet më argëtues, hapni një grup libri me miqtë tuaj. Lexoni një libër dhe komentojeni!

Regjistrohuni në mesim online

Disa website ofrojnë leksione të bukura për t’i ndjekur. Kështu me shoqërinë mund të bëni mësime online dhe pse jo të zbuloni hobi të tjera. Përshembull unë dhe shoqëria ime këtë javë do të mësojmë pikturën!

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaj me

Loading...