Këngëtarja Juliana Pasha është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private. Por, për ata që nuk e dinë, këngëtarja e njohur është e martuar me një muzikant, më saktësisht me kitaristin Altin Llakaj.

Çifti janë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi veç shtëpisë ndajnë edhe punën, meqë Altini është pjesë e orkestrës që shoqëron gjatë performancave live këngëtaren.

Megjithatë, të rralla janë dedikimet publike të dashurisë nga çifti, si ky i ditës së sotme.

Juliana i ka uruar partnerit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla krahas fotos së tij të publikuar në llogarinë e saj.

“Dashuria ime! Gëzuar ditën e lindjes! Zoti na bekoftë çdo ditë, siç na ka bekuar kur u lidhëm së bashku! U bëfsh 100 vjeç!”- janë fjalët e këngëtares.

Juliana dhe Altini janë të martuar prej 13 vitesh. Altini është baba i një vajze nga martesa e parë, e cila quhet Odesa.

 

View this post on Instagram

 

Happy Birthday my love ❤️@altinllakaj❤️ 🎉🎉🎉🎊🎊🎊

A post shared by Juliana Pasha (@julianapasha) on

Shpërndaj me

Loading...