Skuadra e Juventusit kërkon me çdo kusht sulmuesin e Fiorentinës, Federiko Kieza. Italiani pëlqehet shumë nga ‘Zonja e Vjetër”, e cila është e gatshme që të ofrojë 4 futbollistë të tjerë.  Mediat italiane raportojnë se Juventusi është gati të përfshijë Matia Perinin, Daniele Ruganin, Luka Pelegrinin dhe Kristian Romeron, për të marë firmën e sulmuesit të Fiorentinës.

Ndërkohë presidenti i Fiorentina, Roko Komiso, ka thënë se nuk do ta pengojë lojtarin që të transferohet te një skuadër më e madhe, nëse ai dëshiron.

Shpërndaj me

Loading...