Juventus ka bërë mrekullinë në Uembli teksa ka mposhtur Totenham me rezultatin 2-1 me një përmbysje që do të mbahet mend gjatë. Megjithëse ishin vendasit ata që shënuan të parët, vizitorëve i kanë mjaftuar vetëm tre minuta për të përmbysur gjithçka në mënyrën më tipike të mundshme…me vetëm dy goditje në kuadrat. Ishte Totenham që filloi më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë në minutat e para me Son dhe Kejnin. Por Juventus mund të kishte rastin më të mirë për të shënuar nëse arbitri do të kishte akorduar një penallti në favor të Douglas Kosta i cili pengohet qartë në zonë nga Vertonghen. Juventus mbrohet mirë por arrin të dalë përpara për të krijuar mundësi goli. Ndërsa Tottenham prodhon shumë por tregohet i pasaktë. Por në minutën e 39’ ishte Son ai që zhbllokoi rezultatin me një gol me shumë fat pas krosit të Kieran Tripier. Pas pushimit nuk ndryshon asgjë. Totenham vazhdon të dominojë ndeshjen duke shtyrë përpara për të gjetur dyfishimin e rezultatit. Por Juventus zgjohet papritmas dhe arrin të shënojë dy gola brenda 2 minutave dhe 48 sekondave. Pikërisht me dy goditjet e para dhe të vetme drejt portës. Në fillim ishte Higuain ai që barazoi rezultatin pasi shtyu në rrjetë topin e goditur me kokë nga Khedira, ndërsa El Pipita përgatiti golin e dytë të shënuar me lehtësi nga Dybala. Kjo ishte goditja e tij e 28-të drejt portës në Ligën e Kampioëve, dhe goli i parë për këtë sezon. Totenham hidhet në sulm ndërsa Juve zhytet thellë në mbrojtje duke krijuar një barrierë e cila duket e padepërtueshme. Goditjet e Tottenham janë nga distanca pasi krosat drejt zonës spastrohen mirë nga mbrojtësit e Juve-s.

Shpërndaj me

Loading...