fbpx

Kampioni aktual në Itali, Juventusi ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Napolit, Arkadius Milik. Sipas gazetarit Italian Xhanluka di Marzio, “bianconerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri për zëvendësimin e Gonzalo Higuain i cili pritet të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Juventus dhe Napoli tani do të diskutojnë në lidhje me një marrëveshje për çmimin e futbollistit polak. Milik, 26 vjeç dëshiron të transferohet te skuadra kampione nga Serie A derisa Juventus mund ta përfshijë në ofertë edhe Federiko Bernardeskin.

Shpërndaj me

Loading...