fbpx

Skuadra e Juventusit ka gati kontratën për Paollo Diballën deri në muajin qershor të vitit 2025, me të cilën do të jetë figura qëndrore e skudrës nga Torino dhe më vonë edhe kapiten i skuadrës. Sipas “Tuttosport”, negociatat kan shkuar në kahje pozitive dhe marrëveshja do të zyrtarizohet në fillim të muajit gusht dhe para nisjes së Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi 27 vjeçar ka shënuar 17 gola dhe 13 asiste në 41 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme vetëm deri në verën e vitit 2022, kështu që kontrata e tij ia zgjat karrierën në Allianz Stadium edhe për tre vjet të tjera, ndërsa i ofron edhe pagë më të mirë.

Shpërndaj me

Loading...