Elseid Hysaj është gati të largohet nga Napoli, ndërsa oferta e parë më serioze është sërisht nga klubet e Seria A. Bëhet fjalë për Juventusin dhe trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin mbrojtësi shkodran ka bashkëpunuar në kohën kur ai drejtonte skuadrën e Empolit dhe më vonë te Napoli.

Sipas “Calciomercato” skuadra e Juventusit është gati të ofrojë mbrojtësin italian De Shiljo, të cilin e ka blerë te Milani, si një kërkesë të Allegrit, por tashmë që ky i fundit është larguar ai nuk është shumë i preferuar në Torino.

Shpërndaj me

Loading...