Dua Lipa ka vendos të thyejë rrjetin me fotot e saj të fundit në Instagram, ku shfaqet tejet sensuale vetëm me të brendshmet pink. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar para pasqyrës, duke rritur edhe më shumë temperaturat, teksa fansat kanë vërshuar në komente.

Autorja e hitit “Break my heart” duket shumë në formë, teksa ka realizuar 2 gërsheta që e bëjnë të duket edhe më cute. Dua po shijon suksesin si e vetmja artiste femër që arrin e vetme 3 këngë me nga 1 miliard klikime në Spotify.

“IDGAF”, kënga e fundit nga albumin i saj debutues ka tejkaluar shifrën e 1 miliard klikimeve disa ditë më parë dhe tani, Dua Lipa ka 3 këngë me mbi 1 miliard klikime: “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Ky rekord duket se nuk do të ndalet këtu, pasi “Dont start now”, gjithashtu po arrin gati në miliard, aktualisht qëndron në 944 milionë.

Së shpejti, Dua Lipa do  të fillojë punën për një këngë të re për albumin dhe sipas thashethemeve pjesë e saj do jetë edhe i dashuri i këngëtares, Anwar Hadid.

 

View this post on Instagram

 

🧸🎀🧸🎀🧸

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Shpërndaj me

Loading...