fbpx

Zonja Kacarska, ndodhitë e fundit në gjyqësi, konkretisht rasti Reket, sa mund të ndikojnë, që vendi në tetor të mos marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në?

Tetori është data kur BE-ja, do ti kthehet çështjes së datës. Ne para rastit Reket, nuk kishim çështje të hapur, që një pjesë e vendeve anëtare mundnin ta kontestonin, edhe pse ekzistonin vende anëtare, që nuk kishin vendosur akoma, për atë nëse do ta mbështesin, fillimin e negociatave, ose jo.

Ndjekja e rasteve, dhe zgjidhja e tyre të profilit të lartë, është një nga përcaktimet kryesore të aderimit në BE, dhe padyshim se kjo çështje mund të ndikojë mbi qëndrimin që do ta ndërmarrin një pjesë e caktuar e vendeve anëtare. Ajo që e dimë deri tani, është se në pjesën më të madhe të vendeve anëtare nuk ka reagime publike, pritet të monitorohet rasti nga afër. Por, periudha e ardhshme prej një muaji, do të jetë vendimtare, deri në fund të shtatorit, që të formohet qëndrimi si i Gjermanisë ashtu edhe i Francës, që janë faktorët kryesorë për këtë çështje, por edhe Holanda në rastin tonë. Pres, që ato vende anëtare, do ta ndjekin me vëmendje, pra do ta ndjekin vetë rastin. Vendimi Gjermanisë duhet të vijë pikërisht për një muaj, javën e fundit të shtatorit. Dhe do të ishte mirë të lëvizë rasti drejt zgjidhjes dhe të jetë e qartë se ndiqen procedurat adekuate.

Është e qartë se procesi do të zgjasë, ashtu edhe paralajmëruan nga gjyqësori dhe prokuroria se do të zgjerohet hetimi, pikërisht kjo pra, vjen kur vendet anëtare pritet të vendosin Franca, Holanda, të cilat vende ishin pak skeptik ndaj dhënies së datës për Maqedoninë?

Ne këtë mund ta shohim nga dy anë. Nga njëra anë mund të jetë vërtetim se prokuroria publike e merr përsipër rolin e vet dhe do të ketë kapacitet në afat të gjatë të merret me problemet e sundimit të së drejtës në këtë vend ose mund të përdoret nga vendet anëtare si shkak që të hapet sërish çështja nëse i kemi përmbushur mirë dispozitat për hapjen e negociatave. Vendet anëtare vendosin në bazë të raportit të KE-së, nga prilli, ku KE-ja thotë se vendi duhet patjetër ti nisë negociatat, sa më shpejtë, dhe mendoj se është ende herët, sepse nuk kemi parë deklarata të qarta nga këto vende anëtare në raport me atë se çfarë do të jetë qëndrimi i tyre. Por, them se muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar që të shihet drejtimi kah po shkon ky hetim, sepse vetvetiu mund të jetë vlerësuar rast i profilit të lartë dhe mund ta tregojë kapacitetin e prokurorisë dhe institucioneve tjera.

Të gjitha raportet e KE-së, në 5 vitet e fundit ishin fokusuar në gjyqësi…Po, por këtë vit nëse e shihni Raportin KE-ja, vlerëson se vendi ynë ka bërë përparim të mirë në raport me gjyqësinë, me miratimin e ligjeve të fundit si dhe është arritur një nivel i caktuar i gatishmërisë për luftën kundër korrupsionit të lartë. Pyetja kryesore është nëse ky rast do ta lë në hije atë përfundim të KE-së, a thua vendet anëtare do ta vënë në pikëpyetje vlerësimin e KE-së, por siç theksova, akoma nuk kemi deklarata të qarta nga këto vende anëtare që të mund të vlerësojmë dhe mendoj se ata presin të shohin në periudhën në vijim si do të zgjidhet kjo çështje.

Intervistoi: Shkelzen Aqifi

Shpërndaj me

Loading...