fbpx

Një nga futbollistë më me perspektiv shqiptarë, Florian Kadriu nga Kërçova prej sot është pjesë e ekipit të Azerbajxhanit FC Sabail. Kadriu sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Renovës, me të cilët edhe i mbaroi kontrata për të bërë transferim të lirë te skuadra azere.

Kadriu dhe Sabail kanë firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2020/21. Ai me parë ka veshur fanellën e Rabotniçkit, FC Shkupit, pastaj ishte pjesë e superligës shqiptare me KF Tirana, KF Teuta, ndërsa karrierën e kishte filluar të Vëllazërimi i Kërçovë.

Shpërndaj me

Loading...