Karantina ka qenë e vështirë për shumicën e njerëzve në botë. Kishte nga ata që nuk mund ta përballonin mbylljen, pasi ishin mësuar gjatë gjithë kohës në liri. Rasti më i veçantë është një 53-vjeçar nga Orange County, Kaliforni, i cili tejkaloi përpjekjet e të gjithëve, duke krijuar një kafene në oborrin e shtëpisë. Gjatë kohës së tij të lirë në pak më shumë se tre muaj, ai ka ndërtuar vendin e ëndrrave, një kafene të quajtur La Vida. Në vend që të hidhte larg të gjitha materialet e papërdorura dhe plehrat nga punët e tij të mëparshme, ai u dha atyre një rezultat të ri. Lokali në oborrin e shtëpisë së tij, u bë viral në internet, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Shpërndaj me

Loading...