fbpx

Suksesi i Kaljarit ndaj Sampdorias me shifrat 2-1 ka vulosur rezultatet e këtij turi në Kupën e Italisë, duke plotësuar të 8 emrat që u bashkoheshin 8 skuadrave të para në kampionatin e kaluar të cilat vinin në këtë pikë të turneut pa luajtur ndeshje. Sipas shortit të hedhur që në verë, janë caktuar edhe të gjitha përballjet e turit të ardhshëm, ndërsa nesër do të hidhet një short i veçantë për të përcaktuar vetëm nëse do të luajnë ndeshjen në fushën e njërës skuadër apo tjetrës, duele të cilat parashikohet të luhen mes datave 16 dhe 22 janar. Në garë kanë mbetur vetëm 2 skuadra nga Seria B, Peruxhia dhe Kremoneze të cilat në teori do të bëjnë më të thjeshta sfidat për ekipet e Napolit dhe Lacios, për të cilat Kupa e Italisë mund të jetë një objektiv i rëndësishëm.

Ja të gjitha çiftet e skuadrave të cilat luajnë në 1/16 e finales:

Napoli-Peruxhia

Lacio-Kremoneze

Atalanta-Fiorentina

Inter-Kaljari

Milan-SPAL

Torino-Xhenoa

Roma-Parma

Juventus-Udineze

Shpërndaj me

Loading...