fbpx

Florian Kamberi vijon të konfirmohet në një formë të shkëlqyer në kampionatin skocez të futbollit. Sulmuesi shqiptarë është kthyer në protagonist me ekipin e Hibernianit, i cili sot ka mundur Aberdin me 3-0. Kamberi fillimisht ishte protagonist me asist për Bojl për golin e 2-0 në minutën e 68 të sfidës, ndërsa më pas, në minutën e 74 të duelit, ai dha një spektakël të vërtetë me një depërtim nga e majta duke dribluar mes 3 kundërshtarëve për të gjuajtur më pas në shtyllën e parë e shënuar golin që vulosi rezultatin 3-0 për ekipin e tij. Për Kamberin ky ishte goli i tretë në këtë sezon në kampionatin skocez.

Shpërndaj me

Loading...