fbpx

Florian Kamberi është larguar përfundimisht nga Hibernian, duke u transferuar te St Gallen në Zvicër, klube me të cilin ka firmosur për 3 vjet. Kamberi kishte kontratë me Hibernian deri në vitin 2022, por nuk figuronte në planet e trajnerit Xhek Ross. Sulmuesi sapo përfundoi huazimin te Rangers, por rikthimi i tij te Hibernians nuk ishte pritur mirë nga fansat. Kamberi filloi karrierën te Rappersëil-Jona përpara se të transferohej te Grasshopper. Në vitin 2018 u transferua tek Hibernians, fillimisht në formë huazimi, më pas me titull të plotë.

Ai zhvilloi 79 ndeshje, duke shënuar 29 herë për Hibs para se të gjente rrjetën një herë në nëntë ndeshje për Rangers. I lindur në Kosovë, Kamberi kishte të drejtë të luante për tre përfaqësuese dhe, pasi përfaqësoi Zvicrën tek U-21, u thirr nga Shqipëria vitin e kaluar, ftesë të cilën e pranoi. (Supersport.al)

Shpërndaj me

Loading...