fbpx

Të ndaluara me ligj, por mund të gjenden gjithandej. Kjo është një pjesë e shumë ofertave në rrjetet sociale për shitjen e kamerave për automobila. Çmimet lëvizin nga 700 deri në 1500 denarë varësisht cilësisë së pajisjes. Por, përveç në rrjetet sociale, qytetarët kamera për automobila mund të blejnë edhe në dyqanet për shitjen e teknikës së bardhë. Ligji jonë parasheh dënime deri në 400 euro për vendosjen e pajisjeve në automobila privat.

Vendosja e pajisjeve që regjistrojnë në automobila konsiderohet se mund të incizojnë edhe persona tjerë jashtë automobilit dhe vjen deri te rreziku që ai person të mund të identifikohet dhe t’i shkelet privatësia. Për shembull, përmes publikimit të paligjshëm të atij materiali në rrjetet sociale në internet, ajo mund të përdoret edhe për qëllime të tjera- deklaroi Emilia Ginoska, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

Qytetarët më së shpeshti pajisje të këtilla blejnë për të dëshmuar se nuk janë fajtorë në rast aksidenti në komunikacion, edhe pse në proces gjyqësor regjistrimet e tilla nuk merren si dëshmi. Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, çdokush që ka instaluar kamera të tilla duhet t’i largojnë të njëjtat.

vetëm policia është e autorizuar të instalojë pajisje regjistrimi në vende publike dhe në automjete të posaçme të policisë të rregulluara sipas rregullave në ligjin për siguri në rrugë. Dhe të njëjtat mund të përdoren si dëshmi në proces kundërvajtjeje ose procedurë penale- shtoi Emilia Ginoska, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për momentin Irlanda dhe Rusia janë vende ku lejohet video regjistrimi gjatë vozitjes, ndërsa në vendet e BE-së kjo ende është e ndaluar me ligj. Deri tani në drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është denoncuar ndonjë person për shkeljen e privatësisë.

Andrea Çobanova 

Shpërndaj me

Loading...