fbpx

Një pjesë e drejtuesve te Barcelona janë të dëshpëruar nga shitja e Luis Suarezit te Atletiko Madridi dhe kanosen me dorëheqje nga postet e tyre. Sipas mediat spanjolle, ata nuk mund të besojnë se si presidenti Hosep Maria Bartomeu ka lejuar që sulmuesi nga Uruguai të kalojë në radhët e skuadrës kundërshtare nga Madridi, edhe atë pa dëmshpërblim.

Suarez ka firmosur kontratë 2 vjeçare me skuadrën madrilene, ndërsa Barcelona fiton 2 mln euro si bonus, për çdo kualifikim të Atletikos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa aty qëndron sulmuesin uruguaian.

Suarez është golashënuesi i tretë më i mirë në historikun e Barcelonës, ashtu që një pjesë e drejtorëve të klubit konsiderojnë se është e turpshme që të largohet në këtë mënyrë dhe pa dëmshpërblim. Sulmuesi nga Uruguai ka shënuar 197 gola në fanellën e Barcelonës në 283 ndeshje.

Shpërndaj me

Loading...