Një 30-vjeçar nga Kosova, i akuzuar pë terrorizëm u arrestua ditën e sotme në Morinë nga strukturat e Antiterrorit të policisë shqiptare. Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale e terroriste, sidomos gjatë festave të fundvitit, është zhvilluar sot në Morinë-Kukës aksioni për kapjen e 30-vjeçarit Enos Begolli nga Mitrovica.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryerjes së veprimeve operacionale me metoda speciale bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetasit kosovar Enos Begolli, 30 vjec, lindur dhe banues në Mitrovicë Kosovë”, thuhet në komunikatën për shtyp të policisë shqiptare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për “Terrorizëm”, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjestar i ISIS”, precizohet në njoftimin e policisë.

Shpërndaj me

Loading...