fbpx

Seria A ka parë sot një rast unik sa i përket kartonit të kuq që është dhënë ndaj një futbollisti i cili nuk ishte në fushën e lojës. Nikola Maksimoviç i Napolit është ndëshkuar me të kuq pas dy të verdhave, ndërsa po bënte nxemje që të futej në fushën e lojës si zëvendësues. Në minutën e 80 të sfidës, me rezultatin 1-1 ndaj Udinezes, ai komunikoi me arbitrin anësor, duke shprehur pakënaqësinë e tij për një vendim. Ky i fundit sinjalizoi kryesorin e ndeshjes, i cili nuk ngurroi që të tregonte kartonin e verdhë për lojtarin, sipas rregullores. Maksimoviç u largua, por me rifillimin e lojës, shkoi përsëri të arbitri anësor  për të shprehur pakënaqësinë e tij. Në atë moment, u sinjalizua përsëri gjyqtari për këtë dialog dhe kryesori nxori të dytin të verdhë e si rrjedhojë të kuqin, duke dërguar Maksimoviç në dhomat e zhveshjeve pa i dhënë mundësinë të ishte protagonist në këtë sfidë.

Shpërndaj me

Loading...