Nëntë pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të kësaj klinike, pesë pacientë të shtruar në këtë spital janë në gjendje stabile. Ndërkaq katër të tjerë janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 22. 05.2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.
Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:
5 pacientë janë në gjendje stabile;
1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

Shpërndaj me

Loading...