Testet e fundit për koronavirus në rajonin e Gostivarit kanë zbuluar gjashtë raste të reja. Katër prej të cilëve në qytet, tre prej tyre janë të lidhur me një klater të njohu. Pas një pushimi prej gati dy javësh, raste të reja u rishfaqën në komunat Mavrovë dhe Rostushe.

Sipas informacionit të selisë ndër-komunale të krizave për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushe, dje u testuan 16 persona. Deri më tani, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit ka arritur në 26, në komunën e Gostivarit 13, në Vrapçisht 11 dhe Mavrovo-Rostushte 2.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gostivar janë kryer 454 teste, 18 janë shëruar deri tani, përfshirë edhe pesë pjestarë të personelit mjekësor. Ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

 

Shpërndaj me

Loading...