Klubi i Basketbollit (KB) “Shkupi”, pas vendimit për anulimin e sezonit nga ana e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, shkaku i pandemisë “Covid 19”, ka dërguar një kërkesë që Liga e Parë të zgjerohet me 16 ekipe, ose të rikthehet formati i vjetër me 12 ekipe.

Me këtë kthehemi në një situatë ku kemi qenë para një viti. Atë kohë Liga ka pasur 12 ekipe, ku ne kemi qenë ekipi i 12 në atë Ligë. Tani është momente që Ligën të kthejmë në atë 12-shen dhe Shkupi të bëj atje pjesë dhe asgjë më tepër nuk kërkojmë – tha Enver Miftari, trajner i KB Shkupi.

Trajneri Miftari ka dërguar edhe propozimin që Liga e Parë të zgjerohet në 16 ekipe, ku 8 ekipet e parë luajnë në Super Ligë, ndërsa të tjerët në Plej Aut, ndërsa Liga e Dytë të ketë ekipe me basketbollist të rinj të moshës deri më 22 vjeç. Trajneri Miftari po ashtu konfirmoi pjesëmarrjen në Ligën Mbarëkombëtare.

Liga Mbarëkombëtare është një projekt gjigant që është një ardhmëria e basketbollit dhe jo vetëm për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, por për tërë Ballkanin dhe Evropën. Për shkak se i nevojitet një Ligë ku fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Kosova, ku besojë se edhe ne do të marrim pjesë si ekip nga Maqedonia. Mirëpo qëllimi nuk është të formohet ndonjë Ligë që do të luajnë vetëm shqiptarët , por thjesht do të bëhet një Ligë Ballkanike, në të cilën gjëja kryesore është se është me “aminin” kryesor ose lejen e ka dhënë vet FIBA – u shpreh Enver Miftari, trajner i KB Shkupi.

Skuadra e Shkupit , që është e vetme me ekipet në dy konkurrencat, ka kërkuar që Liga mbarëkombëtare të ketë edhe gara në konkurencën e femrave.

Mahir Thaçi

Shpërndaj me

Loading...