Bashkimi Europian miratoi sot një rregullore të re për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës 5G duke thjeshtuar regjimin e lejeve.

“Rregullat e reja nënkuptojnë se antenat mund të instalohen pa leje individuale”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Johannes Bahrke.

“Komisioni përcaktoi se ekspozimi ndaj sinjaleve 5G duhet t’u përmbahet kufijve të rreptë të ekspozimit të BE-së. Këta kufij janë vendosur 50 herë më të ulët nga sa do të sugjeronin provat shkencore ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Përfshirja e rrjetit celular ka qenë e diskutueshme, me shqetësime të sigurisë për operatorin kinez “5G Huawei”, që ka shkaktuar debate diplomatike në të gjithë botën.

Shpërndaj me

Loading...