Portieri i PSZH, Kejllor Navas, mësohet që ka paguar 200 mijë dollarë për të fluturuar drejt Kosta Rikës, pasi kaloi vetizolimin nga virusi “Covid 19”.

Por, ky veprim ka bërë që mbi ish-portierin e Real Madridit të ketë shumë kritika dhe një prej tyre ka qenë edhe ish-futbollisti i parisienëve, Alen Roshe. Francezi ka theksuar se i duket sikur ky veprim bëhet vetëm nga futbollistët e PSZH-së, të cilët nuk respektojnë klubin.

“Nuk besoj se konditat në të cilat jeton Navas janë të vështira. Ka të tjerë që bëjnë shumë më shumë sakrifica se ai. Jam i zhgënjyer dhe nuk e prisja këtë lëvizje. Ajo që më shqetëson më shumë është se më duket sikur kjo ndodh vetëm me PSZH. Nuk dëgjoj që amerikano-latinë si Firminjo, që luajnë në Angli apo të tjerë në Gjermani e Spanjë të largohen. Në një pikë jemi human dhe duhet të respektojmë vendimet e qeverisë”, u shpreh Roshe.

Shpërndaj me

Loading...