fbpx

Skuadra e Cyrihut është goditur rëndë nga “Covid 19”, pasi që informtatat e fundit thonë se janë 9 anëtarët të skuadrës zvicerane që janë prekur me virusin “Covid 19”. Te Cyrihut aktivizohen disa futbollistë shqiptarë si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu (të tre pjesë e Kosovës), Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi dhe Shpëtim Sulejmani.

Ndërkohë Mirlind Kryeziu ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me “COVID-19” gjatë ditës së premte, teksa janë regjistruar raste të reja.

Gjashtë janë futbollistë, teksa edhe presidenti i klubit Ancillo Kanepa është infektuar nga virusi i frikshëm. Një situatë e tillë rrezikon vijimin e Super Ligës helvete, teksa 9 të prekurit me koronavirus te Cyrihu kanë nisur karantinën.

Shpërndaj me

Loading...