fbpx

Zinxhiri i njohur i restoranteve, KFC, sot zyrtarisht e hapi restorantin e dytë “Drive thru” në Shkup dhe restorantin e pestë në Maqedoni. Tani e tutje mund të gjeni pulën më të shijshme në lagjen Gazi Baba të Shkupit, në kuadër të stacionit të karburantit OKTA, afër Hotelit Continental ”. Që nga dita e parë, KFC i ri u mbush me konsumatorët besnikë ndërsa aroma e njohur e mishit krokant i gëzoi të gjithë.

Restoranti është në lokacion të shkëlqyer dhe do t’u mundësojë të gjithëve të cilët janë në vozitje, ta blejnë shujtën e tyre të preferuar pa dalë nga automjeti i tyre, ose edhe të kënaqen në specialitetet e shijshme prej pule në enterier unik dhe inovativ i mirënjohur për të gjitha restorantet KFC në botë.

Me rastin e hapjes së restorantit, menaxheri i përgjithshëm i KFC-së në Maqedoni, Dane Todorovski deklaroi:

Politika e KFC-së gjithmonë është të ofrojë produkte me cilësi të lartë dhe të jetë më afër blerësve të vet. Prandaj, me rëndësi të madhe është hapja e restorantit të pestë të jetë në një lokacion me qasje të lehtë për të gjithë që jetojnë ose që vijnë në Shkup. Këtu mund edhe të premtojmë se në vitin 2020, KFC do ta gëzojë opinionin e vendit edhe me restorante nëpër qytetet e tjera dhe shumë befasi të reja.

Menaxherja e marketingut Zhaklina Gerasimovska, thotë se:

Veçanërisht na gëzon fakti që tashmë është hapur edhe restoranti i pestë i KFC-së në Maqedoni dhe restoranti i dytë Drive thru për një periudhë shumë të shkurtër. Qasja jonë për të qenë gjithmonë të lidhur me konsumatorët tanë dhe të ndërtojmë miqësi të cilat zgjasin, u dëshmua si recetë për sukses edhe në Maqedoni. Edhe më tej vazhdojmë me cilësinë e mirënjohur dhe njohjen e produkteve tona që të afrohemi më pranë çdo adhuruesi të ushqimit cilësor dhe argëtimit të mirë.

KFC ka restorante të veta edhe në City Mall, Ramstore Mall, Point Retail Park dhe Palma Mall.

 

Shpërndaj me

Loading...