Xhoshua Kimih thotë se futbollistët e profilit të lartë kanë “një përgjegjësi të caktuar” për të luajtur rolin e tyre në luftën kundër koronavirusit. Mesfushori i Bajern Munihut dhe Gjermanisë, ngriti një iniciativë së bashku me shokun e tij të klubit Leon Goretzka, një fond për bamirësit dhe institucionet sociale gjatë krizës Covid-19.

Kanë qenë 2,000 donatorë për kauzën, përfshirë Robert Levandovski, i cili premtoi 1 milion euro së bashku me gruan e tij, dhe totali tani ka tejkaluar 3.5 milionë euro, me Mats Humels, Liroj Sane dhe Timo Verner të renditur në mesin e mbështetësve në iniciativën online.

“Si futbollist ju keni një përgjegjësi të caktuar. Ne gjithashtu kemi mundësinë për të ecur përpara përsa i përket solidaritetit. Leon dhe unë, dhe tani skuadra e FC Bajern Munih, kemi menduar natyrshëm se si mund t’i ndihmojmë – si punonjësit tanë, ashtu edhe shoqëria jashtë klubit. Prandaj kemi filluar iniciativën dhe shpresojmë se mund të ndihmojmë shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë gjatë kësaj kohe,” tha mes tjerash Kimih në një intervistë për faqen e Bajernit.

Shpërndaj me

Loading...