fbpx

Kingslej Koman nuk mund t’ia vendos askush në diskutim talentin. Por, dëmtimet nuk e kanë lejuar francezin të bëjë më shumë arritje në karrierë. Kanë qenë të shumta rastet nga Juventusi dhe tashmë te Bajern Mynih, kur 23-vjeçari dëmtohet dhe mungon për një periudhë të gjatë. Dëmtimi i fundit për sulmuesin ishte në ndeshjen ndaj Totenhem në Ligën e Kampionëve. Koman pësoi një ndrydhje të frikshme në këmbë dhe të gjithë menduan për më të keqen. Megjithatë, pas analizave të fundit është bërë e ditur se sulmuesi ia ka hedhur paq dhe periudha e riaftësimit nuk do jetë e gjatë. Kështu, Koman pritet të rikthehet në fushën e gjelbër në fillim të muajit janar për të dhënë sërish kontributin e tij te Bajern Mynih, teksa bavarezët kanë nevojë për shpejtësinë e Koman në krahët e sulmit.

Shpërndaj me

Loading...