fbpx

Pandemia globale ka nxjerrë tek të gjithë ne një anë të veçantë dhe hera herës të çuditshme. Mes vështirësive të distancimit social, njerëzit kanë gjetur ngushëllim tek aktivitetet e ndryshme brenda shtëpisë. Lojërat janë ato më interesantet dhe veçanërisht, bota përveç Netlix-it është fiksuar me Puzzle-at!

Njerëzit, më shumë se kurrë kanë nxituar të blejnë lojën formuese që na mban të karikuar dhe të argëtuar për disa orë të mira. Sipas Washington Post, ka patur më shumë se 10.000 shitje puzzle-ash në ditë vetëm javën e shkuar. Duket sikur të gjithë i kalojnë orët në karantinë me të. Kylie Jenner është fanse e puzzle-it. Lojëtarët e NBA-së po ashtu. Jo pa qëllim, Bill dhe Melinda Gates merrnin gjithnjë një lojë si kjo gjatë pushimeve.

Por pse i gjithë ky interes?

Kjo lojë, përveçse i argëton njerëzit i mban të përqëndruar dhe të motivuar. Ti ke një objektiv për të arritur dhe duhet të jesh i fokusuar në formuesen tënde.

Kjo lojë, përmirëson aftësinë tonë për të bashkëpunuar dhe rrit ndjeshëm aftësinë për të qenë vigjilentë. Më shumë se një lojë, është një lloj terapie argëtuese që rrit edhe nivelin tuaj të inteligjencës.

Puzzle-at ndihmojnë gjithashtu në shëndetin mendor dhe uljen e nivelit të ankthit. Pra, jo pa qëllim e gjithë bota po e kalon karantinën duke u marrë me puzzle-a! Eshtë një mënyrë meditimi që të argëton, të vë trurin në punë dhe të mbanë të zënë në një kohë që do të rrije thjesht kot nëpër shtëpi.

Shpërndaj me

Loading...