fbpx

Portieri kilian, Klaudio Bravo, pritet që edhe zyrtarisht të ndajë rrugët e tij me skuadrën e Man. Siti. Sipas ‘Nacion Chile’, portieri Bravo do të nënshkruajë me Real Betis.

Portieri do të vë firmën e tij në një kontratë një vjeçare me skuadrën e Manuel Pellegrinit, me kontratën që do të ketë opsionin për mundësi vazhdimi për një vit tjetër. Bravo në sezonet e fundit ka qenë zgjedhja e dytë te Man. Siti, pasi nuk fitonte dot balotazhin me Edersonin.

Shpërndaj me

Loading...