Sot, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Klea Huta, feston ditëlindjen.

Për të gjithë kuriozët, Klea ka lindur më 13 korrik të vitit 1993 dhe sot mbush 27 vjeç.

Ky vit e ka gjetur moderatoren nënë për herë të parë dhe kjo duhet të jetë padyshim eksperienca më e bukur për të. Mamaja e Kridit dhe partnerja e Elgitit ka marrë sot urimin më të ëmbël të ditëlindjes pikërisht nga producenti.

Elgiti ka ndarë në Instagram një foto me partneren, ndërsa krahas saj shkruan fjalët:

“Gëzuar ditëlindjen grua dhe mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi.❤️“

Tashmë që janë bërë prindër, e gjithë bota e tyre vërtitet rreth të voglit. Madje, Klea ka treguar se është bërë një mama e “fiksuar” dhe nuk i ndahet të burrit asnjë sekond.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar ditelindjen grua&mami me e mrekullueshme ne bote ,te duam un dhe Kridi ❤️ @kleahuta

A post shared by GITI (@elgitdoda) on

Shpërndaj me

Loading...