fbpx

Si sot një muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi djali i tyre, Krid, të cilit moderatorja i ka bërë nje dedikim emoconues me anë të një postimi në Instagram. Bashkangjitur me një foto të shkrepur në mëngjesin e 4 qershorit, në momentet kur Klea i mbajti dorën për herë të parë të birit, ajo thotë se ardhja e Krid, kryeveprës së tyre, u ka ndryshuar jetën asaj dhe Elgitit përgjithmonë.

Ajo i uron vite të lumtura dhe tregon se ende nuk i besohet që ka kaluar një muaj!

“O Krid i mamit. Sot një muaj erdhe në jetë dhe na e ndryshove atë përgjithmonë, kryevepra jone. Nuk më besohet që të mbaj në krahë e kujdesem për ty prej nje muaji! Ti je i vogël e nuk kupton gjë, po mami ka shumë lumturi qe do ta ndajë me të gjithë i vogli im, dora ime e vogël, era ime e mirë! Edhe 100 vite o jetë e imja”, shkruan Klea në foton ku shfaqet duke kapur dorën e vogëlushit kur ai sapo erdhi në jetë.

Shpërndaj me

Loading...