Një numër i madh skuadrave në Premier Ligë raportohet se duan të anulojnë sezonin, pavarësisht se javën e kaluar kanë rënë dakord për të zgjatur sezonin për një kohë të pacaktuar.

Sipas të përditshmes “The Athletic”, një numër i madh i skuadrave angleze besojnë se nuk ka “vend për sport për momentin”.

Liverpulit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u konfirmuar si kampion pas pritjes së gjatë prej vitit 1990.

Por, planet për të anuluar sezonin, që kërkon miratimin e 14 skuadrave nga gjithsej 20, sa ndodhen në Premier Ligë, mund t’i shkatërronte shpresat e tyre për t’i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë.

Shpërndaj me

Loading...