fbpx

Humbja brenda fushës së Saragosës kundër Real Oviedo, ka zyrtarizuar festën në qytetin e bukur panoramik të Kadizit, që rikthehet në elitën e futbollit spanjoll pas plot 14 vitesh! “Limoneros” nuk e kanë parë elitën për thuajse 15 vjet dhe për këtë arsye qyteti, megjithë rrezikun e Covid-19 në Spanjë, ka dalë në rrugë për të festuar ngjitjen në La Liga. Jo një sjellje e vlerësueshme në këtë moment historik, por e kuptueshme duke pasur parasysh pritjen mbi një dekadë.

Vetë klubi mezi pret që të përballet me emrat e mëdhenj në futbollit spanjoll dhe botëror si Real dhe Barcelona. Sipas të përditshmes “Marca”, drejtuesit e klubit kanë premtuar se me ngjitje në La Liga, tifozët  që nuk kanë humbur as edhe një ndeshje në “Ramón de Carranza” do të kenë abonim falas për sezonin 2020-21. Kështu, mund të shohin Messin dhe të tjerë yje pa paguar një euro të vetme.

Dhurata e parë e lajmëruar nga presidenti Manuel Vizcanio do të jetë Alvaro Negredo, sulmuesi 34-vjeçar që sapo ka mbyllur aventurën me Al-Nasr dhe do të kthehet në Spanjë, aty ku ka shënuar mbi 100 gola  te Valencia, Sevilja dhe Almeria.

Shpërndaj me

Loading...