fbpx

Skuadra e Kluzhit fiton titullin kampion për herë të 3-të rresht dhe për herë të 6-të në historinë e futbollit rumun. Skuadra e drejtuar nga Dan Petrescu triumfoi me shifrat 1-3 në përballjen direkte ndaj Universitateas së Craiovës në transfertë edhe pse vendasve mund tu mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për të shpresuar te fitorja në sfidën e prapambetur ndaj Astras që do t’u jepte titullin. Por në këtë sfidë direkte ku luhej përveç titullit kampion edhe për pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, Kluzh u shfaq superior dhe fitoi 3-1 me përmbysje me golat e Vinisius, Boli dhe Deac.

Me këtë fitore Cluj u ngjit në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë se Universitatea që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Zgjidhet në këtë mënyrë çështja e titullit kampion për sezonin 2019

Shpërndaj me

Loading...