fbpx

Nuk përjashtohet mundësia që viti i ri shkollor 2020-21 të shtyhet. Vendim përfundimtar nuk ka as sot për atë se cili nga tre modelet e propozuara nga Ministria e Arsimit duhet zbatuar në mësim por për cilin do prej tyre duhen bërë ndryshime ligjore. Këtë e bëri të ditur ministri i Arsimit, Arbër Ademi duke paralamëruar se konsultimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Ademi edhe një herë përsëriti se qëndrimi i tij personal është që shkollat të hapen dhe të funksionojnë varësisht gjendjes epidemiologjike.

“Për cilin do model të përcaktohemi prej këtyre tre modeleve është e domosdoshme që të kemi ndryshime ligjore në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm. Që të kemi ndryshime ligjore duhet të kemi parlament funksional që të bëjmë më dijë se mund të vijë deri te prolongimi i vitit shkollor nëqoftëse nuk kemi parlament funksional. Por mund të kemi edhe prolongim të vitit shkollor nëqoftëse kemi përkeqësim të gjendjes epidemioogjike- deklaroi  Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Plani i Ministrisë së Arsimit për mësim në kushte pandemie përmban tre modele: Organizimi i mësimdhënies me prani fizike të nxënësve, Të mësuarit në distancë dhe Koncept i kombinuar i realizimit të mësimdhënies.

Ndërkohë, nga ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme kërkoi nga Ministria e Arsimit që të paraqesë të dhëna për numrin e nxënësve në të gjitha shkollat ​​për të caktuar mënyrën e realizimit të procesit mësimor dhe nëse do të ishte e sigurtë prania fizike e nxënësve. Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ku u diskutuan protokollet për fillimin e funksionimit të kopshteve. Përfundimi ishte se një pjesë e protokolleve për çerdhet duhet të finalizohen nga dikasteri i punës sociale, të rishikohet dhe më pas të merret një vendim lidhur me funksionimin e çerdheve.

 

Melihate Rustemi      

Shpërndaj me

Loading...