Kostot e kompanive për marrjen e licencave, lejeve, miratimeve dhe dokumenteve të ndryshme janë bërë një nga problemet më serioze financiare. Instituti për Analiza Ekonomike “Finance Think,” publikoi një analizë që tregon se kostoja e taksave parafiskale të kompanive shkonin nga 1 deri në 300,000 euro për të marrë dokumentin e kërkuar. Nga Instituti besojnë se mungesa e një organi qendror, për të kontrolluar këto detyra është një problem i madh për ekonominë.

Rekomandimi i parë është, që të ketë një regjistër të unifikuar të taksave parafiskale, që do të mbulojë të gjitha taksat parafiskale si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Por, gjithashtu do të jetë mjaft i pasur me informacione për çmimet, nga aspekti i sektorit, qëllimit. Njëkohësisht të mund të bëjë fshirjen ose bashkimin e atyre taksave që janë të ngjashme ose të panevojshme, ose që i ngarkojnë kompanitë- tha BLAGICA PETREVSKI – Finance Think “.

Biznesmenët i konfirmuan këto kosto. Ata thonë se taksat e fshehura në formën e taksave parafiskale tejkalojnë shumën e taksave themelore, që ata i paguajnë shtetit.

 Në sektorin e ndërtimit, ne kemi rast ku tatimet paguhen paraprakisht për vitin e ardhshëm, kështu që kompanitë detyrohen të paguajnë tatime dhe pastaj të presin kthimet e tyre, dhe kjo është një barrë për kompanitë- pohoi Nebi Hoxha – Kryetar i OEMVP.

Ajo që kompanitë shpesh thonë, një problem i përsëritur për ta, janë taksat parafiskale për kostot e mirëmbajtjes së aparateve fiskale, ku ka shuma të konsiderueshme që paguhen pa nevojë- tha DANELA ARSOVSKA-Kryetare e LOE.

Analiza tregoi se janë identifikuar 377 taksa parafiskale, nga të cilat më shumë se gjysma kanë të bëjnë me taksa të lejeve, licencave, miratime dhe certifikata. Përveç barrës financiare, taksat parafiskale shkaktojnë nevojën për angazhimin e resurseve të administrimit, dhe procedurave burokratike.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...