Qeveria ka lejuar kompanitë të mbajnë mbledhje vjetore të aksionarëve, duke lejuar kompanitë të shpërndajnë fitime, që do të përfundojnë në llogaritë personale të aksionarëve. Nga Qeveria thonë se këto para, që janë qindra miliona euro, do të mbeten në vend dhe nuk do të lejohet ulja e rezervave devizore, sepse është miratuar një dekret duke ndaluar që këto fonde të dalin jashtë vendit.

Dje në mënyrë plotësuese e ndryshuam dekretin ku i lejuam të mbajnë kuvende vjetore, që do të thotë se të gjitha shoqëritë tregtare do mund të mbajnë kuvende vjetore, të ndajnë dividendë. Qëllimi jonë është të rritet likuiditeti i kompanive tona dhe sa më shumë mjete të ketë në qarkullim. Por gjithsesi se personat e huaj që do ndajnë dividendë deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do munden mjetet t’i nxjerrin jashtë Maqedonisë- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Mundësinë e këtillë të mërkurën e paralajmëroi edhe kryeministri Oliver Spasovski në Magazinën ekonomike, i cili tha se qëllimi i kësaj mase është të ketë sa më shumë para në qarkullim.  Alsat në mënyrë plotësuese kërkoi përgjigja nga Qeveria nëse ky ndryshim i dekretit është marrë për shkak të presionit të kompanive të fuqishme, por përgjigje nuk morëm. Është e paqartë nëse Banka Popullore do të mbetet në qëndrimin të bankat të mos ndajnë dividendë. Në ndërkohë, pas thirrjes së Bankës Qendrore të Britanisë së Madhe, bankat më të mëdha britanike vendosën të mos paguajnë dividendë këtë vit, që ta ruajnë kapitalin dhe ta ndihmojnë ekonominë për shkak të pandemisë së virusit Korona. Banka Qendrore Evropiane javën e kaluar u bëri thirrje bankave të euro- zonës që deri më tetor të mos bëjnë pagesa të dividendëve dhe blerje të aksioneve.

Shpërndaj me

Loading...