Transportuesit llogarisin dëme me miliona. Ata thonë se është shumë herët për të thënë se sa janë në minus, por ata pretendojnë se puna e tyre është zvogëluar për 70% në krahasim me atë që ishte planifikuar. Biljana Muratovska nga Shoqata e Transportuesve thotë se problemi është se e gjithë ekonomia në vend është bllokuar. Ajo që po transportohet tani janë rezervat, prodhim të ri pothuajse nuk ka.

Do të duhen të paktën dhjetë muaj deri 1 vit të kthehemi në normalitet. Që do të thotë se në mënyrë që transportuesit e Maqedonisë të punojnë dhe të fitojnë para, duhet të ketë qarkullim. Ne konkurrojmë me transportuesit nga të gjitha vendet, dhe ata kanë të drejtën e një rimbursimi të akcizës, që do të thotë se kanë kosto më të ulët të transportit, dhe ne i kemi shumë më të larta – tha Biljana Muratovska -Kryetare e Shoqatës së Transportuesve “Makamtrans”.

Shkëmbimin tregtar të ulur në mënyrë drastike e konfirmon edhe raporti i fundit i Entit Shtetëror të Statistikës. Në të theksohet se vlera totale e eksporteve në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u ul me tetë për qind. Edhe të dhënat për importin e mallrave, për të njëjtën periudhë janë gjithashtu negative për 3.5 për qind.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS

EKSPORT Janar – Mars 1.4 miliardë euro
IMPORT Janar – Mars 1.9 miliardë Euro

Statistikat tregojnë se me pothuajse të gjitha vendet, me të cilat bëjnë tregti ndërmarrjet e Maqedonisë, ka një rënie të bashkëpunimit eksport-import.

“Në katër muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rënie në anën e eksportit të produkteve bujqësore. Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se eksportet e produkteve bujqësore vendase janë ulur për 16 milion euro”.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...