fbpx

Në Maqedoni, në nivel vjetor mund të përfundojnë deri në 1 miliard euro përmes fondeve evropiane. Por, për këtë kompanitë vendore duhet të aplikojnë në mënyrë më aktive. Deri më tani, shumë pak kompani i shfrytëzojnë këto fonde, që mund të kontribuojnë edhe për zhvillimin ekonomik të shtetit. Nga OJQ-ja bullgare “Klubet e bashkuara të biznesit”, e cila organizoi forum biznesi për fondet evropiane dhe programe për zhvillim ekonomik, deklaruan që për vitin 2021 dhe 2022, do të lehtësohen kushtet për shfrytëzimin e këtyre fondeve.

Nëse kompanitë nga Maqedonia janë më aktive, ato mund të shfrytëzojnë deri në 2.5 milionë euro, përmes IPARD-it mund të shfrytëzojnë deri në 4.5 milionë euro, varet për çfarë masa aplikojnë dhe për çfarë biznesi bëhet fjalë. Por, ka programe të tjera përmes të cilave mund të aplikojnë me biznesin e tyre, siç është Erazmus Plus. Për këto masa, nëse biznesi është më aktiv dhe më i informuar, kjo do të thotë që në Maqedoni mund të vijnë gjatë vitet ndoshta prej 500 milionë euro deri 1 miliardë euro, si fonde shtesë. Në Bullgari ne i shfrytëzojmë këtë – tha Veselin Hallaçev- ekspert për fonde evropiane nga Bullgaria.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...