fbpx

Për ta kthyer kapitalin e investuar, një pjese të kompanive më të mëdha shtetërore do t’u nevojiten më shumë se 500 vjet. Qendra për komunikime qytetare e publikoi raportin më të ri i cili tregon se nga viti 2015 deri në vitin 2018 shkalla mesatare e leverdishmërisë së kompanive që janë nën ombrellën e shtetit është minimale prej 5.9% ndërsa ajo më optimalja duhet të jetë diku 10%. Të ardhurat e 30 kompanive më të mëdha shtetërore në katër vitet e fundit janë zvogëluar për 35%. Shkaku kryesor i të dhënave të këtilla, sipas sektorit joqeveritarë janë, partizimi, nepotizmi, kuadri joprofesional që punon në kompanitë shtetërore.

Këto janë ndërmarrje që formojnë madje 7% të Prodhimit Bruto Vendor në vend që punësojnë rreth 28 mijë njerëz dhe bëhet fjalë për kompleks serioz të kompanive. Për fat të keq indikatorët financiar të këtyre kompanive ngecin shumë pas atyre që bëjnë profit- deklaroi Pavle Gacov, shoqata e këshilltarëve tatimor.

Të dhënat për ndërmarrjet janë dëshpëruese edhe në pjesën e pagesës së detyrimeve të tyre. Mesatarisht këtë e bëjnë në 514 ditë, prandaj sektori privat nuk dëshiron të punojë me ta. Si një nga veçoritë më të dobëta të kompanive shtetërore është edhe ajo se mesatarisht ju nevojiten nga 265 ditë për t’i paguar shërbimet.

Vlerësojmë se duhet të bëhet një ligj i posaçëm për shoqata tregtare për të gjitha kompanitë që i themelon shteti dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe aty të parashihet mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese, detyrimet e tyre për transparencë dhe detyrimet që duhet t’i ndërmarrin në drejtim të pengimit të korrupsionit- tha Sabina Fakiq, qendra për analiza qytetare.

Analiza është bërë për pesë indikatorë financiarë që janë marrë nga llogaritë vjetore të kompanive shtetërore. Janë analizuar të dhënat e leverdishmërisë, efikasitetit, qëndrueshmërisë financiare, ekonomizimit të tyre dhe likuiditeti i ndërmarrjeve.

Ile Petrevski 

Shpërndaj me

Loading...