fbpx

Pavarësisht reformave, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë vendimtar që vendet anëtare të BE-së të mos kenë dyshime për dhënien e datës për negociata me BE-në. Ekspertët vlerësojnë se porosia e euro-komisionarit për zgjerim, Oliver Varhejli ishte e drejtpërdrejtë dhe se deri në shpërbërjen e Kuvendit, shumica dhe opozita duhet ta gjejnë gjuhë të përbashkët. Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane thotë se për këtë ligj, Qeveria nuk guxon të bëj pazare si me ndryshimet Kushtetuese.

Kuptohet se për ne guri i rrezikshëm do të jetë çështja e Prokurorisë Publike.  A do të behët kjo me ligj apo përmes gjykatave të cilat duhet të dëshmojnë se i ecin rastet në kohë, mbetet të shohim. Kjo është çështje politike, kompromisi për të cilën mund të ketë ndikim negativ anësor ndaj parimeve të tjera. Qeveria tani duhet të tregohet shumë syçelë dhe të garantojë vazhdimin e proceseve edhe pse është shumë e vështirë”-tha Simonida Kacarska, Instituti për politika Evropiane.

Këshilltari i Qeverisë për eurointegrime, Bojan Mariçiq thotë se organi ekzekutiv pret që vendimi për marrjen e datës për fillimin e negociatave të merret para Samitit të Zagrebit, duke cituar edhe deklaratën e euro-komisionarit Varhejli se Maqedonia e Veriut ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se nuk ka ndryshim të qëndrimeve se meriton datë për negociata. Mariçiq shton se Qeveria do të angazhohet deri në fund që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit.

Qeveria nuk do të kalkulojë me termine, por do të vazhdojmë të punojmë që vendimi për datën e negociatave të merret sa më parë që mundet sepse një gjë të tillë e meritojmë si shtet. Shpresojmë që të gjitha partitë do të mbeten të përgjegjshme ndaj të ardhmes Evropiane duke dëshmuar se janë për sundim të ligjit dhe integrim në BE. Deri në fund do të punojmë për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike sepse është i rëndësishëm për shtetin dhe integrimet evropiane”-pohoi Bojan Mariçiq, Këshilltar për Eurointegrime, Qeveri.

Gjatë vizitës së tij në Shkup, euro-komisionari për zgjerim, Varhejli theksoi se vendi duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave, me qëllim që shuarjen e dyshimeve tek vendet anëtare. Ai theksoi qartë se Ligji për Prokurorinë Publike duhet miratohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që me pas të pasojë me zgjedhje të lira, të suksesshme dhe demokratike.

Adrian Kerimi                    

Shpërndaj me

Loading...