Në vend të 12 milionë eurove nga Fondet IPA të dedikuara për bashkëpunim ndërkufitarë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, marrëveshje janë lidhur vetëm për projekte në vlerë prej 6 milionë euro për periudhën 2014-2020. Nga to, projekte me të cilat duhej t’u përmirësohet jeta e qytetarëve në nivel lokal, janë realizuar vetëm 3 milionë euro. Nga BE-ja janë njoftuar se një pjesë e komunave angazhojnë bashkëpunëtorë të jashtëm që ua hartojnë projektet pasi në shumë komuna nuk ka kuadër që mund të përgatisë projekt të mirë për marrjen e fondeve evropiane. Por, theksojnë se gjërat po përmirësohen pasi më herët ka qenë shumë më keq.

 Fatkeqësisht mund të them që përvoja e deritanishme na ka treguar se vetëm disa komuna paraqiten si partnerë në zbatimin dhe realizimin e këtyre projekteve. Sa i përket thirrjes së dytë, ne si BE e kemi bërë të obliguar me mandat që komunat kur të aplikojnë me projekte të tilla të kemi aplikues dhe bashkë-aplikues për secilin projekt që do të zbatohet”-tha Nikola Bertolini, udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së.

Sipas kushteve momentale, zona kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë karakterizohet si një nga zonat më pak të zhvilluar në Evropë, me mundësitë më të pafavorshme për zhvillimin socio-ekonomik. Sipas Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, bëhet fjalë për vende rurale në zona malore.

Nxitje të turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, përmirësim të konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve. Dhe fusha e tretë, mbrojtja e mjedisit, përparimi i aftësimit të ndryshimeve klimatike dhe migrimi, mbrojtja dhe menaxhimi me rrezik. Këto janë tre fushat e projektit nga pala shqiptare dhe maqedonase”-pohoi Goran Mileski- ministër i vetëqeverisjes lokale.

Përveç bashkëpunimit kufitar me Shqipërinë, BE ka financuar më shumë se 120 milionë euro në gjashtë vitet e fundit me vendet e tjera fqinje. Më shumë se gjysma e mjeteve janë dhënë për komunat.

Ile Petreski

Shpërndaj me

Loading...