Komunat janë frenuesit më të mëdhenj të sektorit ndërtimor, akuzojnë nga Oda e Ndërtuesve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Në vend që në afat prej 25 ditësh ashtu siç parashikon ligji, leja e ndërtimi nga komunat ndonjëherë pritet edhe më shumë se 220 ditë. Ndërtuesit kërkojnë nga ministria e Transportit angazhim më të madh dhe kontrolle të shtuara të inspektoratit, të vërtetohet përse komunat nuk japin lejet e ndërtimi me kohë edhe pse dokumentacioni i dorëzuar është i kompletuar.

Ky është apel deri tek komunat që ta marrin punën seriozisht, sepse sistemi për e- miratime është bërë në mënyrë të mirë dhe me saktësi ndiqet çdo hap se sa dhe ku lënda mund të qëndrojë. Nuk mundet në këndin e djathtë të dritares ku gjendet referenti i komunës çdoherë të jetë me të kuqe dhe për këtë të mos reagohet. Kjo nuk guxon të lejohet- tha Ivica Jakimovski – kryetar i Odës së Ndërtuesve pranë OEM-së.

Nëse komuna nuk i plotëson kompetencat e caktuara me Ligj, Ministria e transportit obligohet t’ia marrë kompetencat, shton Jakimovski.

Të gjithë kryetarët e komunave duhet të pyeten dhe të kenë kontroll maksimal në atë që quhet urbanizëm. Nuk dua të theksoj sepse numri është i lartë dhe tani nëse theksoj një apo dy komuna, i bie që të tjerat punojnë. Realizimi është në minimum- shtoi Ivica Jakimovski- kryetar i Odës ndërtimore pranë LOE.

Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski ditë më parë porositi komunat t’i rritin kapacitetet në sektorin e urbanizmit. Që të përmirësohet gjendja në sektorin ndërtimor, ndërtuesit kërkuan nga autoritetet që të miratohen Planet Detale Urbanistike të shfuqizuara dhe të hiqen moratoriumet në komunën Qendër dhe në Ohër.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...