fbpx

Sonte do të zhvillohen dy sfidat e çerekfinales në Ligën Evropa. Skuadra e Interit nga Milano do të përballet me Bajer Leverkuzenin, në stadiumin e Diselldorfit, me fillim në orën 21.00. Sipas trajnerit të Interit, Antonio Konte, kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën italiane, pasi që përball kanë një ekip që përbëhet nga yjet e reja, të cilat mund të befasojnë çdo skuadër kundërshtare.

Antonio Konte, trajner i Milanit

“Ndeshjet evropiane janë të rëndësishme dhe japim një mundësi që të fitohet më shumë eksperiencë. Jam i qetë, kur shoh futbollistët që kanë dëshirë dhe determinim. Ekipi është duke u përmirësuar dhe duke u bërë një oponent I vështirë. Shoh se të gjithë janë duke marë pjesë në këtë projekt dhe jam shumë i kënaqur me këtë fakt. “

Piter Bosz, trajner i Bajerit

Filozofia e lojës sonë është sulmi dhe loja ofenzive dhe natyrisht edhe atraktive, më dëshirë që të shënohen sa më shumë  gola. Ky është vizioni ynë. Në pëgjthësi , skuadrat italiane mbrohen mjaft mirë. Në anën tjetër, Interi është një skuadër ndryshe. Ata bëjnë presion të lartë dhe rikthehen shpejt në mbrojtje. Nuk janë një ekip që luan me topa të gjatë dhe kjo na jep disa mundësi të lojës.

MAN. JUNAJTED PËRBALLET ME KOPENHAGËN

Ndërkohë në përballjen e dytë, Mançester Junajted nuk pritet të ketë një detyrë të vështirë për të avancuar në gjysmëfinale, pasi që përballet me skuadrën e Kopenhagës. Kujtojmë që turneu final i Ligës Evropa zhvillohet në Gjermani dhe luhet vetëm një ndeshje.

Shpërndaj me

Loading...