Skuadra e Ferarrit është e gatshme që të vazhdojë bashkëpunimin me Sebastian Fetelin për edhe një vit, mirëpo me pagë më të ultë se 40 mln euro.

Sipas “Sky Italia”, pas shtyerjes së garës në Australi, skuadra nga Maranello i ka ofruar kontratë të re pilotit gjerman për edhe një vit, me kushte më të ulta financiare nga ajo aktuale.

Ndërkohë, skuadra italiane arriti që të vazhdojë bashkëpunimin me Sharll Lekler deri në vitin 2024, pasi që piloti i ri kishte sezon më të mirë se piloti gjerman.

Në rast se Fetel refuzon këtë ofertë, atëherë Ferarri do të mundohet që të angazhojë Daniel Rikiardon nga Reno, ndërsa nuk anashkalohen Karlos Sainz nga Meklaren dhe Antonio Xhovinazi nga Alfa Romeo.

Shpërndaj me

Loading...