fbpx

Koronavirusi u shfaq edhe në basketbollin vendor, pasi që ekipi i Rabotniçkit konfirmoi një rast të tillë në radhët e tij. Bëhet fjalë për plejmejkerin nga SHBA, Demier Pits, i cili kohë më parë vazhdoi kontratën me skuadrën me seli në parkun e qytetit të Shkupit. Amerikani Pits është në vetizolim, ndërsa bashkëlojtarët e tij, kanë rezultatet negativ për “Covid 19” dhe vazhdojnë me përgatitjet për sezonin e ri.

Skuadra e Rabotniçkit do të debutojë në “ABA LIGA 2”, ndërsa në baketbollin vendor do të jetë njëri ndër ekipet që do të luftojë për titullin kampion. Sezoni i ri në baketbollin vendor nis më 3 tetor, ndërsa ende nuk dihet se kur do të nis sezoni në “ABA Liga 2”.

Foto: Gol.mk

Shpërndaj me

Loading...