Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë të prekur me koronavirus.

Viktimat janë një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar, gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Deri tani kanë humbur jetën 62 persona të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit prej 371 testeve të kryera janë konfirmuar 69 raste të reja me koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 pacientë me Covid-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë ralizuar gjithsej 27034 testime. Gjithsej ka 2535 raste të diagnostifikuara me Covid-19, prej të cilëve 1459 janë shëruar kurse 62 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin Shqipëria ka 1014 raste aktive me koronavirusin e ri.

Shpërndaj me

Loading...