Asnjëherë nuk mbahet mend që Çarshia e vjetër e Shkupit të ketë qenë e zbrazur. Nuk ka as turistë që rëndomtë shëtisin nëpër Çarshi. Nuk është as era e këndshme e njohur që del nga oxhaqet e qebaptoreve dhe kafeneve të tjera në Çarshi. Gjatë rrugës nëpër rrugët e Çarshisë shohim shumë dyqane që jepen me qira ose janë mbyllur për shkak të situatës me Korona virusin. Ky artist i rrugës para thuajse një viti mundte të lëvdohet se në Çarshinë e Vjetër në Shkup ka kënduar për yllin e muzikës botërore, Leni Kravic, sot ai u këndon vetëm disa kalimtarëve të rastit.

Më shumë se 100 vjet familja Neziri punon në këtë dyqan për ngjyrosjen e veshjeve dhe materialeve të tjera. Ky ishte një nga dyqanet e rralla që i gjetëm të hapura në Çarshi. Nëse nuk ndryshon diçka, nuk e dinë si do ecë puna më andej.

“Nuk ka as turistë të huaj as tonët e as myshterinj nuk ka. Për momentin nuk lëviz asgjë. Pasi u paraqit Koronavirusi asnjë myshteri nuk ka hyrë në dyqan”. 

 Zejtarët jo vetëm këtu në Çarshinë e Shkupit, por gjithandej në Maqedoni janë biznese familjare. Pjesa më e madhe e kapelabërësve, këpucëtarëve, argjendarëve, berberëve, furrtarëve, ëmbëltorëve, dhe zejet e tjera vendosën të mbrohen dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi rreziku i përhapjes së virusit është i madh.

“Rrugë të zbrazura dhe dyqane të mbyllura. Kjo është pamja në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Diku mbi 90% e dyqaneve sot janë të mbyllura. Zejtarët me të cilët biseduam dhe që sot i kishin hapur dyqanet, thonë se këtu janë vetëm sa mos të qëndrojnë në shtëpi, dyqani të mos qëndrojë mbyllur”.

Nga Oda e Zejtarëve tashmë po i llogarisin dëmet. Ata kërkojnë nga Qeveria, të gjitha masat ekonomike që do ndërmerren të vlejnë edhe për zejtarët.

Ajo që kërkojmë për zejtarët është të subvencionohen rrogat dhe kontributet  dhe në ato masa të hyjnë edhe subvencionimi i rrogave dhe thjeshtë, kërkojmë që me to të përfshihen edhe zejtarët-punëdhënësit sepse ata në kushte normale ata janë të liruar nga pagesa e rrogave por vetëm kontribute për pagesa të domosdoshme të sigurimit pensional dhe shëndetësor- deklaroi Aneta Atanasovska, drejtore ekzekutive e Odës së Zejtarëve.

Në tërë shtetin ka rreth 6 mijë zejtarë të regjistruar që punësojnë rreth 3500 qytetarë.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...