Gjatë ditës së shtunë prej 306 testeve të realizuara janë regjistruar edhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Nga tre raste janë shënuar në Prizren dhe Vushtrri, ndërsa 1 në Prishtinë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Ndërsa tre persona janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19 deri në Kosovë shkon në 785.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në  Kosovë janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaj me

Loading...